Nesër tri ndeshje në Superligën e hendbollit
Nesër (e shtunë) nga ora 20:00 zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në Hendboll (meshkujt). Kastrioti – Prishtina vlerësohet ndeshja më interesante e kësaj jave. Zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Kastrioti është duke e gjetur ritmin e fitoreve dhe synon pikë të reja ndaj Prishtinës. Ndërkohë skuadra kryeqytetase synon të reagojë pas disa dështimeve rresht. Kastrioti është i treti me 28 pikë, ndërsa Prishtina e pesta me 19.
Lideri i klasifikimit, Rahoveci, llogarit në tjetër fitore. Luan në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, por skuadra gjakovare, pasi ndali Prishtinën në barazim, shpreson ta rivalizojë edhe Rahovecin. Rahoveci ka fituar 22 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 44 pikë. Vëllaznimi është i gjashti me tetë pikë.
Vushtrria – Trepça është ndeshja tjetër e së shtunës mbrëma. Vushtrria është e parafundit me shtatë pikë, ndërsa Trepça e katërta me 26 pikë.