![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/01/EA55DDCB-564F-4E13-9A43-B1D5B96C627E.jpeg)
Sot varrimi i Dacit, homazhe në Kuvendin e Kosovës
26 janar 2019
| 20:13
Me rastin e vdekjes së zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, djalit të akademikut, Nexhat Daci, sot (e diel) do të zhvillohet ceremonia zyrtare për varrimin e tij.
Nga ora 10:30, do të mbahen homazhe në hollin e Kuvendit, pastaj mbledhja komemorative, kurse varrimi do të bëhet në orën 13:00.
Më poshtë njoftimi:
Te nderuar
Sot, e diel 27 janar do të zhvillohet Ceremoni Zyrtare për varrimin e zv.ministrit, Arian Daci i cili humbi jetën tragjikisht sot.
Ora 10:30-11:45, homazhet pranë arkivolit, në hollin e Kuvendit të Kosovës,
12:00, Mbledhja Komemorative në Teatrin Kombëtar,
13:00, ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit në Dragodan.