Nesër varrosen dy të rinjtë që vdiqën në një aksident në Hungari
10 janar 2024
| 16:53
Dy të rinjtë nga Kosova që vdiqën në një aksident në Hungari, do të varrosen nesër (e enjte) më 11 janar.
Kushtrim Hoxha, do të varroset në varrezat e lagjes Petrovë të Prizrenit.
Kështu ka deklaruar për “Klan Kosova”, Bashkim Hoxha, axha i Kushtrim Hoxhës.
“Procedurat e tërheqjes së trupave të pajetë nga morgu i një spitali në Hungari, të Kushtrim Hoxhës dhe dhëndrit Jetmir Rexhepi janë kryer sot para dite”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 12:00 (me kohën e drekës).
Sipas tij, kufomat e tyre do të sillen përmes Kroacisë në Malin e Zi, nga Mali i Zi në Shqipëri e më pas në Kosovë.
“Kjo për shkak se Serbia nuk po i lejon të kalojnë përmes territorit të tyre”, ka thënë ai.