Nesër varrosen dy vëllezërit që u vranë në Gjakovë
26 qershor 2023
| 16:21
Nesër (e martë) do të bëhet varrimi i dy vëllezërve që janë vrarë mbrëmjen e së dielës në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Njoftimi është bërë me dije nga familjarët e tyre.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 15:00, në fshatin Madanaj.
Të dielën në këtë fshat janë vrarë dy vëllezërit Islamaj.
Dyshohet se deri tek ky rast ka ardhur si shkak i një konflikti pronësor.
I dyshuari për vrasjen e tyre është arrestuar në fshatin Zllakuqan të Klinës, i cili është gjetur i lënduar nga ana e policisë.