Nesër varroset babai i Hashim Thaçit

17 mars 2025 | 11:44

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se nesër më 18 mars do t’i jepet lamtumira e fundit babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e reja të fshatit Burojë, në orën 15:00.

Kjo komunë ka njoftuar se do të përkujdesen për ceremoninë e varrimit të babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi.

Komunikatë për media e Komunës së Skenderajt:

Me pikëllim të thellë, Komuna e Skenderajt njofton se është ndarë nga jeta Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi.
Ceremonia e varrimit do të mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Fadil Nura.
Këto janë aktivitetet që do të organizohen nga Komuna e Skenderajt:
Homazh pranë arkivolit:
Data: 18 mars 2025
Ora: 09:00 – 12:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Mbledhja komemorative:
Data: 18 mars 2025
Ora: 12:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Varrimi i të ndjerit:
Data: 18 mars 2025
Ora: 15:00
Vendi: Varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.
E Pamja e familjes Thaçi:
Data: 19 – 20 mars 2025
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e të ndjerit Haxhi Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Isa Mustafa, ka ngushëlluar ish-presidentin Hashim Thaçi për vdekjen…