Nesër varroset Florijana Ismaili
08 korrik 2019
| 20:00
Ish-futbollistja e Zvicrës me prejardhje shqiptare, Florijana Ismaili do të varroset nesër (e martë) në Zvicër.
Vorrimi i ndjerës do të bëhet në Worben, Kantoni i Bernës, shkruan “Blick.Ch”.
Lojtarja e Kombëtares së Zvicrës dhe kapitenia e Young Boys për femra, vdiq tragjikisht javën e kaluar në Liqenin e Comos në Itali. Ajo u raportua e zhdukur që nga 29 qershori. Trupi i saj u gjend nga ekipet emergjente italiane në thellësi prej 204 metrash.
Raporti përfundimtar i obduksionit sipas Prokurorisë së Comos pritet të dal brenda një muaj.