Nesër varroset humoristi Rasim Thaçi – Cima

26 mars 2021 | 13:07

Sot në moshën 71-vjeçare ka vdekur humoristi i njohur Rasim Thaçi – Cima.

Ai nuk mundi ta përballojë virusin Covid-19, ku qëndroi për disa ditë i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK.

Familja e të ndjerit, ka njoftuar se varrimi i Rasim Thaçit – Cima do të bëhet nesër (e shtunë) në fshatin Vukovc, në orën 13:00.

“Të dashur familjarë, miq, shokë e dashamirës,
Ju njoftojmë se sot, më 26 mars, ndërroi jetë më i dashuri ynë – Rasim Thaçi!
Varrimi bëhet nesër në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00.
Familja e Rasim Thaçit”, thuhet në njoftimin e familjes Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, po kalon një sezon të…