Nesër vazhdon seanca e Kuvendit, në rend ditë projektligji i për pagën minimale

12 maj 2022 | 16:44

Nesër (e premte) në ora 11:00 do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5 maj.

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-056 për mbrojtjen e konkurrencës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bedri Islami Disa vite më parë, kështu si sot,…