Nesër vazhdon seanca për prezantimin e programit të qeverisë
18 maj 2021
| 17:02
Seanca e jashtëzakonshme për prezantimin e programit të Qeverisë së Kosovës për vitet 2021-2025 do të vazhdojë nesër me fillim nga ora 11:00.
Kështu është bërë me dije përmes një komunikate nga Kuvendi i Kosovës.
E vetmja pikë e ditës në këtë vazhdim të seancës do të jetë “Prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025”.