Nesër zhvillohet ‘El Clasio’, kjo është deklarata nga Koeman

23 tetor 2020 | 16:05

Nesër (e shtunë) me fillim nga ora 16:00 në “Camp Nou”, Barcelona e pret Real Madridin në kuadër të “El Clasio”-s.

Reali në këtë ndeshje hyjnë pas dy humbjeve radhazi, në La Liga nga Cadiz dhe në Ligën e Kampionëve nga Shakhtari.

I pyetur në lidhje me momentin e keq të Real Madrid, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është shprehur: “Është e çuditshme të mos kesh tifozë për të krijuar atmosferën. Ndoshta Real Madrid nuk ishte në nivelin e tyre. Kjo do të thotë se ata vijnë me një nivel të ulët. Ata dinë të përballojnë këtë presion. Nuk mendoj se ky moment do të ketë ndikim”.

“Ju mësoni dhe rrisni besimin tuaj nëse fitoni ndeshjet. Lojtarë e meritojnë atë për punën që janë duke e bërë çdo ditë. Ata tregojnë ambicie duke luajtur me një sistem që nuk është ai me të cilin janë mësuar më shumë. Dhe mbi të gjitha, përqendrohuni në lojë pas loje. Mbi të gjitha, duke pasur një motiv të shkëlqyeshëm për të luajtur këto ndeshje me qetësi”, ka shtuar Koeman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë takuar liderët e tri parive politike që janë…