Nesër zhvillohet ndeshja e veteranëve Kosovë – Shqipëri
15 shkurt 2021
| 15:43
Nesër (e martë) nga ora 12:00 në stadiumin e KF 2 Korriku në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja e veteranëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ky aktivitet organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Ndeshja fillon në orën 12:00, derisa për shkak të situatës me pandeminë edhe ky event do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
🇽🇰Kosovë v👐 Shqipëri🇦🇱
Të martën më 16.02.2021 në orën 12:00 në stadiumin e KF 2 Korriku do të zhvillohet ndeshja e veteranëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. ⚽️
Ky aktivitet zhvillohet për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.🇽🇰 pic.twitter.com/Qt1pbPtq5m
— FFK (@FFK_KS) February 15, 2021