Nesta: Shkarkimi i Maldinit është përtej çdo logjike

09 qershor 2023 | 13:30

Legjenda e Milanit, Alessandro Nesta, ka kritikuar vendimin e drejtuesve të klubit për shkarkimin e Paolo Maldinit.

Drejtorët, Maldini dhe Ricky Massara u shkarkuan nga pronari i Milanit, Gerry Cardinale këtë javë pas një debati që kishin mes veti. Shkarkimi i dy drejtuesve të cilët sollën yje te “Rossonerët” dhe titullin kampion pas më shumë se një dekade, ka marrë shumë kritika nga figura të njohura. I fundit që ka kritikuar shkarkimin e legjendës së klubit, Maldini, është ish-bashkëlojtari i tij, italiani Nesta.

“Shkarkimi i Maldinit nga Milani? Nuk kam dëgjuar nga ai, ai do ta bëjë më vonë, por është një situatë jashtë çdo logjike”, ka thënë Nesta për “Sky Italia”.

“Pronarët e huaj janë të mirëpritur në Itali sepse sjellin para të reja, por duhet të studiojnë më mirë historinë e klubeve, të dinë se çfarë kanë fituar, çfarë përfaqësojnë personazhe të caktuara, çfarë duan njerëzit. Për më tepër, Maldini e riktheu Milanin, në gjendje të egër, për të fituar ‘Scudetton’ dhe për të luajtur në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve; ai ka një personalitet të fortë, pas gjithë këtyre viteve ai ende më mahnit, por ai nuk është kokëfortë dhe ai e tregoi këtë duke mos thënë asgjë për të”, ka shtuar Nesta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës i ka ndaluar të premten pesë persona…