Nesta, trajner i ri i Frosinones
16 qershor 2019
| 13:48
Trajneri i ri i skuadrës italiane, Frosinone që nuk mundi të mbijetonte në Serinë A do të jetë ish-mbrojtësi legjendar, Alessandro Nesta, i cili u preferua “in-extremis” para kandidatit tjetër, Fabio Grosso.
Nesta, ish-trajner i Perugias, gjeti gjuhën e përbashkët me shoqërinë e presidentit Stirpe e mund të kthehet nga Miami, ku po kalon pushimet, në orët e ardhshme për të firmosur kontratën me skuadrën e re.
Një goditje e madhe kjo për Frosinonen, që kërkon të ringrihet shumë shpejt me një legjendë në stol mes më të mirave të Serisë A.