
Netanjahu shkarkon shefin e sigurisë kombëtare
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shkarkuar nga detyra kreun e shërbimit të sigurisë së vendit për dështimin e tij për të parandaluar sulmin e 7 tetorit 2023 nga Hamasi.
Kabineti izraelit u takua të enjten në mbrëmje për të miratuar zyrtarisht shkarkimin e parakohshëm të Ronen Bar, i cili u emërua në tetor 2021 për një mandat pesë-vjeçar si shefi i Shin Bet.
Netanyahu njoftoi ditë më parë qëllimin e tij për të shkarkuar Bar duke thënë se mes tyre ka një mosbesim të vazhdueshëm që ishte shtuar me kalimin e kohës.
Masa ngjalli zemërim dhe ndezi më tej demonstratat antiqeveritare në Jerusalem, të cilat panë mijëra izraelitë të bashkojnë forcat me protestuesit që kundërshtonin sulmin e ri të Izraelit në Gaza.
Shin Bet është agjencia e brendshme e inteligjencës e Izraelit dhe luan një rol kyç në luftë. Aktivitetet dhe anëtarësimi i saj janë sekrete shtetërore të ruajtura mirë.
Rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023. Izraeli u përgjigj me një ofensivë masive ushtarake, e cila ka vrarë më shumë se 48,500 palestinezë.