Netanyahu akuzon Abbasin për antisemitizëm
02 maj 2018
| 16:56
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka akuzuar presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas për antisemitizëm dhe mohim të Holokaustit, pas fjalimit të Abbasit në të cilën ka thënë se persekutimi i hebrenjve evropianë është shkaktuar nga sjellja e tyre.
Grupet e hebrenjve kanë kundërshtuar komentet e Abbasit, i cili ndër të tjera ka thënë se hebrenjtë kanë vuajtur historikisht, jo për shkak të fesë të tyre, mirëpo për shkak se kanë qenë bankierë dhe huadhënës.
“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar për të dënuar antisemitizmin e Abbasit”, ka shkuar Netanyahu në llogarinë e vet në “Twitter”. (Reuters)