Netanyahu arrin shumicën në zgjedhjet në Izrael, formon qeverinë për të shtatën herë

23 mars 2021 | 22:41

Tre exit poll të rrjeteve televizive izraelite i japin atij 61 vende në parlamentin e Izraelit në koalicionin e mundshëm me partinë Yamina të Naftali Bennet, transmeton Gazeta Metro.

Mbrëmjen e të martës tre anketa të televizioneve izraelite kanë dalë me rezultate se koalicioni i Likud dhe partia Yamina që ka deklaruar se do t’i bashkohet cilit do krah fitues ka siguruar 61 ulëse në Knesset.

Likud ka fituar 31 apo 32 ulëse në parlamentin izraelit ndërsa dy partnerët në koalicion kanë së pakë 26 ulëse. Me 8 ulëset e Yamina’s, Netanyahu ka mundësi të formojë qeverinë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të ketë mundësi të formojë qeverinë për të shtatën herë në karrierën e tij 30 vjeçare në politikën izraelite.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i ri i vendit, Albin Kurti pritet të vendos…