Netanyahu deklaron se nuk do ta zbatojë armëpushimin
Një armëpushim në Gaza që do të hyjë në fuqi këtë mëngjes nuk do të ndodhë nëse Hamasi nuk arrin të nxjerrë listën e pengjeve për lirim, ka deklaruar zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Një armëpushim i kërkuar prej kohësh për Gazën, ku Izraeli ka zhvilluar një fushatë të fuqishme ushtarake gjatë 15 muajve të fundit, do të fillonte sot në orën 8:30 të mëngjesit me kohën lokale.
Por vetëm një orë para fillimit të saj, Netanyahu përsëriti një paralajmërim të lëshuar fillimisht dje se marrëveshja nuk do të realizohej pa një listë me tre pengje femra që do të liroheshin të dielën.
Bëhet me dije se Hamasi pritet të lirojë pengjet më vonë në këmbim të shumë palestinezëve të burgosur nga Izraeli, hapi i parë në një proces të gjatë që synon përfundimin e luftës.
Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se ushtria do të vazhdojë të sulmojë “brenda arenës së Gazës” derisa Hamasi të përmbushë marrëveshjen dhe të përmbushë detyrimet e tij.
Raportohet se forcat izraelite goditën “objektivat terroriste” në Gazën veriore dhe qendrore të dielën në mëngjes, ndërsa mosmarrëveshja me Hamasin vonoi fillimin e armëpushimit.
“Kryeministri udhëzoi IDF-në që armëpushimi, i cili supozohej të hynte në fuqi, nuk do të zbatohet derisa Izraeli të ketë listën e të rrëmbyerve të liruar që Hamasi është zotuar të sigurojë”, tha zyra e Netanyahut.
Ndryshe, për marrëveshjen ranë dakord të premten mbrëma, pasi një përparim në negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA, Katari dhe Egjipti u njoftua të mërkurën.
Pjesa tjetër do të lirohet në një fazë të dytë që do të negociohet gjatë së parës.
Nga 990 deri në 1650 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë do të lirohen në këmbim, në varësi të numrit të pengjeve të liruara.
Marrëveshja gjithashtu do të bëjë që forcat izraelite të tërhiqen nga disa prej pozicioneve të tyre në Gaza dhe palestinezët e zhvendosur nga zonat në Gazën veriore do të lejohen të kthehen.