Netanyahu: Do të sulmojmë Rafah me ose pa marrëveshje
30 prill 2024
| 13:33
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do të hyjë në qytetin e Rafahut në Gazën jugore për të shkatërruar Hamasin me ose pa një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.
Ai ka shtuar se nocioni i përfundimit të luftës përpara se Izraeli të ketë arritur objektivat e tij nuk është një opsion.
“Ideja se ne do t’i japim fund luftës përpara se të arrijmë të gjitha objektivat tona është e papranueshme. Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të zhdukim të gjitha batalionet e Hamasit atje, me ose pa marrëveshje, për të arritur fitoren totale”, ka thënë ai.