Netanyahu harron së është opozitë, ulet në karrigen kryeministrit

15 qershor 2021 | 16:23

As ish-kryeministri izraelit Benjamin Netayahu nuk ka mundur t’i shpëtojë gafave. Pasi hyri sot në parlamentin izraelit dhe uroi kundërshtarin e tij, Naftali Bennett, kryeministri në largim u kthye në karrigen e gabuar, ku ai ishte ulur për 12 vitet e fundit.

Në video tregohet se një prej deputetëve i afrohet dhe i pëshpërit ish-kryeministrit të vendit se ai duhet të kalojë në vendet e opozitës.

Naftali Bennett, një ish-aleat i Netanyahut, mori drejtimin e vendit në një koalicion të brishtë të përbërë nga tetë parti me dallime të thella ideologjike mes tyre, ndërsa për herë të parë në qeveri përfaqësohet dhe pakica arabe./Klan News/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Motrat binjake më identike në botë janë shprehur se kanë…