Netanyahu humb popullin! Protesta masive në gjithë Izraelin, kërkohet armëpushim në Gaza
Vrasja e gjashtë pengjeve izraelite nga Hamasi, ka sjellë revolta të mëdha, teksa protestat kanë shpërthyer në të gjithë Izraelin.
Demonstruesit i bëjnë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të arrijë një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh me Hamasin.
Vendet e protestës përfshijnë Tel Aviv, Jerusalemin, Haifa, Ra’anana, Be’er Sheva, Kfar Saba, Kiryat Bialik, Afula, Ness Ziona, Binyamina dhe kryqëzime dhe ura të ndryshme në mbarë vendin, sipas organizatorëve të protestës.
Në Tel Aviv, organizatorët vlerësuan një numër prej 300,000 personash që morën pjesë në demostratë. Ndërkohë Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant kritikoi qeverinë izraelite se po i jepte përparësi kontrollit të një zone kyçe kufitare mbi një marrëveshje për lirimin e pengjeve, duke e quajtur atë një “turp moral” gjatë një takimi të kabinetit të dielën, ka mësuar CNN.
Protestuesit në Tel Aviv kanë bllokuar disa korsi në autostradën Ayalon teksa bëjnë thirrje për lirimin e pengjeve në Gaza. Policia është kundërpërgjigjur duke gjuajtur me uji me shkumë dhe duke i larguar me forcë demonstruesit e ulur në mes të rrugës.
Disa u panë gjithashtu duke përdorur bombola tymi dhe duke valëvitur flamujt izraelitë. Në Haifa, policia thotë se arrestoi dy protestues të cilët dyshohet se ndezën pishtarë.