Netanyahu i kërkon evropianëve të sanksionojnë Iranin
01 korrik 2019
| 20:22
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i kërkoi sot vendeve evropiane të sanksionojnë Iranin, pasi Teherani njoftoi se ka shkelur limitin e vendosur ndaj rezervave të tij të uraniumit të pasuruar nga marrëveshja e vitit 2015 në programin e tij bërthamor.
“Ju jeni të angazhuar që të veproni sapo Irani të shkelë marrëveshjen bërthamore”, deklaroi Netanyahu, sipas një komunikate të publikuar nga zyra e tij. “Atëherë ju them ta bëni”, thekson kryeministri izraelit./Atsh/