Netanyahu: Izraeli, gati të arrijë marrëveshje pengjesh
07 prill 2024
| 14:45
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli është gati të arrijë një marrëveshje për të siguruar lirimin e 130 pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Por, ai ka theksuar se Izraeli nuk do të dorëzohej ndaj kërkesave “ekstreme” të grupit militant palestinez.
Bisedimet që synojnë sigurimin e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve do të zhvillohen sot në Kajro.
Netanyahu ka thënë se Hamasi shpresonte se presioni ndërkombëtar do ta bënte Izraelin të dorëzohej ndaj kërkesave të tij, por ai ka theksuar se kjo nuk do të ndodhte, shkruan “Skynews”.