Netanyahu: Izraeli në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të Covid-19
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot se vendi është në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së mprehtë të numrit të rasteve të reja të koronavirusit.
“Ne jemi në mes të një sulmi të ri të koronavirusit. Epidemia është shumë e fortë, në të gjithë botën dhe në vendin tonë,” tha Netanyahu në seancën e qeverisë.
Ai paralajmëroi, se nëse nuk merren masa urgjente, shumë izraelitë do të vdesin, raportojnë mediat izraelite.
“Ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Nëse nuk ndalojmë përhapjen e koronavirusit, nuk do të kemi shëndet ose ekonomi, shumë qytetarë izraelitë do të humbasin jetën e tyre,” tha Netanyahu.
Të hënën, qeveria do të takohet përsëri për të diskutuar masa të reja të mundshme kufizuese.
Në 24 orët e fundit, 804 raste të reja u regjistruan në Izrael dhe vdiqën katër persona. Deri më tani janë infektuar 29.366 persona, dhe 330 kanë vdekur./kp/