Netanyahu “kaloi vijën e kuqe”, thotë lideri i opozitës izraelite
Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka kritikuar Benyamin Netanyahun, duke thënë se kryeministri “kaloi vijën e kuqe” pasi fajësoi institucionet e sigurisë së vendit për dështimet që çuan në sulmin e 7 tetorit.
“Ndërsa ushtarët dhe komandantët e IDF po luftojnë me trimëri kundër Hamasit dhe Hezbollahut, ai po përpiqet t’i fajësojë ata në vend që t’i mbështesë”, ka thënë Lapid, përcjell Telegrafi.
“Përpjekjet për t’iu shmangur përgjegjësisë dhe për t’ia vënë fajin institucionit të sigurisë dobësojnë IDF-në ndërkohë që ajo po lufton armiqtë e Izraelit. Netanyahu duhet të kërkojë falje për fjalët e tij”, ka shtuar ai.
Deklarata e tij vjen në kohën kur ushtria izraelite tha se po zgjeronte gradualisht operacionet e saj tokësore brenda Gazës, ndërsa nuk e quajti atë një pushtim të gjithanshëm.