Netanyahu: Nuk do të ndalim luftën kundër milicive të mbështetura nga Irani
Izraeli intensifikoi sulmet në Bejrut, Kryeqytetin e Libanit ku u pane disa prej shpërthimeve më të mëdha që prej nisjes së inkursionit tokësor.
Tel Avivi zyrtar deklaroi se po shënjestron grupin Militant Hezbollah ndërsa bërit thirrje për evakuim të civilëve edhe nga periferitë e Bejrutit, kryeqytetit Libanez që ndodhet në veri të këtij vendi.
Intensifikimi i luftimeve nga Forcat Izraelite që po shënjestrojnë bazat e Hezbollah vjen në një kohë kur burime të larta të Sigurisë në Liban kanë deklaruar se kanë humbur kontaktet me pasardhësin e Nasrallah që prej të premtes. Në një fjalim drejtuar kombit, Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se lufta kundër milicive të mbështetura nga Irani nuk do të ndalet, ndërsa shtoi se do të ketë një hakmarrje të ashpër ndaj Teheranit për sulmin me 200 raketa balistike që kaluan mbi qiejt e Izraelit.
“Irani ka lëshuar dy here qindra rraketa në territorin tone, dhe I fundit ishte një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike që kemi parë në Histori. Asnjë vend në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë ndaj qyteteve dhe qytetarëve të tij dhe për këtë arsye as Izraeli nuk do ta pranoj diçka të tillë. Izraeli ka detyrën dhe të drejtën për tu vetëmbrojtur dhe ne do t’iu përgjigjemi këtyre sulmeve.”
Izraeli po vijon luftën kundër milicive të mbështetura nga Irani jo vetëm në Liban ku është fokusuar në javën e fundit, por gjithashtu edhe në Rripin e Gazës. Të paktën 24 persona mbetën të vrarë dhe 93 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi ajror në një Xhami në Gazën qëndrorë ndërsa ushtatët e Tel Avivit janë rikthyer me operacionet e tyre tokësore në Kampin e Refugjatëve Xhabalia ku kanë mbetur dhjetëra palestinezë të tjerë të vrarë.
Lufta një vjecare mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës ka lënë pas më shumë se 41 mijë vikitma në enklavën palestineze. Kjo luftë nisi si pasojë e sulmit terrorist të Hamas më 7 tetor që la të vrarë mbi 1200 persona në Izraeli, ndërsa u rrëmbyen mbi 250 persona të tjerë.