Netanyahu pas sulmit të Iranit: Prej vitesh përgatitemi për këtë moment! Kush na dëmton, do e pësojë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar menjëherë pas sulmit me dronë nga Irani në drejtim të Izraelit.
Netanyahu thotë se vendi i tij është i përgatitur teksa paralajmërin se kushdo qe dëmton Izraelin, do e pësojë.
“Në vitet e fundit, dhe veçanërisht në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani,” tha ai.
“Sistemet tona mbrojtëse janë vendosur; ne jemi gati për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë. IDF është e fortë. Publiku është i fortë,” tha ai.
Netanyahu falënderoi SHBA-në, Britaninë, Francën dhe aleatët e tjerë të saj për “qëndrimin përkrah Izraelit”.
“Ne kemi përcaktuar një parim të qartë: kushdo që na dëmton, ne do t’i dëmtojmë ata. Ne do të mbrohemi kundër çdo kërcënimi dhe do ta bëjmë këtë me nivele të larta dhe me vendosmëri”, tha Netanyahu.