Netanyahu shtrohet në spital, do ta heqë prostatën

29 dhjetor 2024 | 20:00

Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se ai iu nënshtrua të dielën një operacioni për heqjen e prostatës, një zhvillim që vjen ndërsa Benjamin Netanyahu po menaxhon kriza të shumta, përfshirë luftën në Gazë, si dhe një proces gjyqësor në ngarkim të tij, nën dyshimet për korrupsion.

Zoti Netanyahu, i cili ka pasur një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit, ka bërë përpjekje të mëdha për të forcuar një imazh publik si një udhëheqës i shëndetshëm dhe energjik. Gjatë procesit të tij gjyqësor këtë muaj, ai u mburr se punonte 18 orë në ditë.

Shtatëdhjetë e pesëvjeçari është në mesin e udhëheqësve më moshën më të madhe në botë, mes tyre Presidenti amerikan Joe Biden, 82 vjeç, Presidenti i zgjedhur Donald Trump, 78 vjeç, Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva, 79 vjeç, si dhe Papa Françesku, 88 vjeç.

Problemet me prostatën e janë të zakonshme tek meshkujt në moshë të madhe, por operacioni mund të ketë pasoja.

Gjyqtarët që po mbikëqyrin procesin gjyqësor në ngarkim të zotit Netanyahu e pranuan kërkesën e avokatit të tij të dielën, për të anuluar tre ditë dëshmish të planifikuara për këtë javë, për shkak të shtrimit të tij në spital për “disa ditë”.

Zyra e Netanyahut tha se ministri i drejtësisë Yariv Levin, një aleat i ngushtë i tij, do të shërbejë si kryeministër në detyrë gjatë operacionit.

Problemet me prostatën janë të zakonshme dhe në shumë raste lehtësisht të trajtueshme. Megjithatë, operacioni duket se zbeh disi imazhin e zotit Netanyahut në një kohë kur ai më shumë se kurrë do të dëshironte të shfaqej i fortë, ndërsa vendi i tij përballet me kërcënime të vazhdueshme. /VOA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar tashmë pamjet e incidentit dramatik në aeroportin e…