Netanyahu: Shumë shpejt mund të kemi një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza
23 korrik 2024
| 11:25
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se shumë shpejt mund të ketë një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza.
“Kushtet padyshim janë në rrugën e duhur dhe kjo është një shenjë e mirë,” u tha Netanyahu familjeve të pengjeve.
Përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza, të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari, janë në rrugën e duhur.
Kujtojmë se të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se negociatorët “po shkonin drejt vijës së finishit”.