Netanyahu, thirrje OKB-së: Tërhiqni forcat paqeruajtëse nga Libani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar OKB-në se forcat paqeruajtëse “Unifil” në Liban janë në “rrugë të gabuar”, teksa i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres që t’i largojë ato.
Sipas tij, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) i kishin kërkuar Unifil-it që të riorganizohej disa herë, por ka shtuar se këto kërkesa janë refuzuar.
Netanyahu pretendon se prania e paqeruajtësve “kishte për qëllim për të siguruar një mburojë njerëzore për Hezbollahun”.
“Ne na vjen keq për dëmin e ushtarëve të Unifil dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar një dëm të tillë. Por mënyra e thjeshtë dhe e nevojshme për ta siguruar këtë është largimi i tyre nga zona e rrezikut. Kjo duhet të bëhet menjëherë, menjëherë”, ka shtuar Netanyahu.