Netanyahu thotë se Irani bëri ‘gabim të madh’ dhe ‘do të paguajë për të’
01 tetor 2024
| 23:12
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se Irani “bëri një gabim të madh sonte dhe do të paguajë për të”.
Duke folur në hapjen e një takimi të kabinetit, kryeministri izraelit thotë se Irani “nuk e kupton” “vendosmërinë” e vendit të tij për t’u hakmarrë kundër armiqve të tij.
“Ata do ta kuptojnë,” thotë ai. “Ne do t’i qëndrojmë rregullit që kemi vendosur: kushdo që na sulmon – ne do t’i sulmojmë” ata, ka raportuar BBC.