Netanyahu: Trump bëri historinë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri historinë me njohjen e Jerusalemit si një kryeqytet, deklaroi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ai tha një ditë para hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, se vendi i tij do t’i jetë përherë mirënjohës presidentit Trump,
“Nesër do të jetë një ditë historike për popullin dhe shtetin tonë. Vendimi i presidentit Trump për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem mbështet një të vërtetë të thjeshtë: Jerusalemi ishte qendër e popullit hebre për 3.000 vjet. Ky ishte kryeqytet i shtetit tonë në 70 vjetët e kaluar. Do të mbetet kryeqyteti ynë për të gjitha kohërat”, tha Netanyahu, transmeton Times of Israel.
Në hapjen e nesërme të ambasadës janë ftuar 86 ambasadorë të huaj në Izrael, dhe rreth 40 prej tyre ka konfirmuar ardhjen.