Netanyahu zotohet se do të aneksojë Bregun Perëndimor nëse rizgjidhet kryeministër
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se nëse rizgjidhet kryeministër, do të aneksojë vendbanimet e pushtuara hebreje në Bregun Perëndimor.
Populli i Izraelit do të dalë në zgjedhje të martën dhe Netanyahu është duke garuar kundër partive të ekstremit të djathtë që mbështesin aneksimin e Bregut Perëndimor.
Këto vendbanime janë ilegale nën ligjet ndërkombëtare, edhe pse Izraeli e kundërshton këtë.
Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë njohur Rrafshnaltën e Golanit, të rrethuar nga Siria më 1967, si territor të Izraelit.
Izraeli kishte vendosur 400,000 hebrenjë në vendbanimet e Bregut Perëndimor, me 200,000 të tjerë që jetojnë në Jerusalemin lindor. Janë rreth 2,5 milionë palestinezë që jetojnë në Bregun Perëndimor.
Palestinezët duan të krijojnë shtet në zonat e pushtuara si Bregu Perëndimor, Jersualemi Lindor dhe Rripi i Gazës.
Ajo së çfarë do të ndodhë me vendbanimet është një nga çështjet më kundërthënëse në mes të Palestinës dhe Izraelit. Përderisa Palestina deklaron se këto vendbanime krijojnë një të ardhme të pavarur, Izraeli thotë se Palestina po e shfrytëzon këtë si pretekst nga ikja e bisedimeve për paqe./rel/