Netflix blen kinemanë kult të Hollywoodit “Egyptian Theatre”
Gjiganti Netflix, arriti pas më shumë se një viti, të blinte “Egyptian Theatre” në “Hollywood Boulevard”, në Los Anxheles.
Netflix njoftoi blerjen e “Egyptian Theatre”, kinemaja mitike që ndodhet në “Hollywood Boulevard”, duke konfirmuar edhe një herë gradën e tij si një aktor kryesor në industrinë e filmit në SHBA.
Kinemaja e Los Anxhelesit u ndërtua në vitin 1922 dhe është krenare që ka organizuar seancën e parë promovuese ndonjëherë në Hollywood (“Robin Hood”, me Douglas Fairbanks). Ajo gjithashtu ajo ka pasur privilegjin të publikojë në numër të madh filmash të epokës së artë si “The Gold Rush” e Chaplin dhe “The Ten Commandments” nga Cecil B. DeMille.
Netflix shfaqet gjithnjë e më shumë si një aktor i pashmangshëm i industrisë kinematografike në SHBA.
Pasi ka ivestuar këto vitet e fundit dhjetëra milionë euro në prodhimet e tij, të publikuara në platformë, gjiganti amerikan e finalizoi me blerjen e një prej kinemave kult të Hollywoodit “Egyptian Theatre”, që ndodhet jo shumë larg Bulevardit të njohur Hollywood.
Netflix parashikon të organizojë aty publikimin e filmave të tij si dhe ngjarje të tjera të rëndësishme.