Netflix ka një plan për fansat e Squid Game dhe La Casa de Papel

06 dhjetor 2021 | 12:36

Seriali korean ka fituar admirimin e abonentëve të Netflix ndaj shërbimi i transmetimit po investon vazhdimisht në prodhime të reja. Pas suksesit të madh të “Squid Game”, i cili arriti majat e platformës, Netflix është në proces të lançimit të një serie të re televizive që do të jetë versioni korean i La Casa De Papel.

Një video e publikuar nga aktori Park Hae-soo zbuloi më shumë detaje. Aktori koreano-jugor falënderoi të gjithë kastin dhe ekipin e serialit për punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre në krijimin e hitit masiv ndërsa ka zbuluar dhe se cilin rol do të interpretojë.

“Si aktor dhe si fans i serialit, dua të falënderoj kastin dhe ekipin e Money Heist për serialin e mrekullueshëm që kanë krijuar. Mezi presim të ndajmë me ju versionin korean të Money Heist në 2022.

Është nder për mua të marr pjesë në një serial kaq të mrekullueshëm dhe mbi të gjitha ta bëj Berlinin një personazh të mrekullueshëm. Jam i sigurt që pjesa tjetër e kastit të versionit korean ndihet njësoj si unë”, tha Park.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 59 vota kundër kanë…