Netflix konfirmon datën kur nis sezoni 5-të i “La Casa de Papel”
Netflix ka konfirmuar transmetimin për sezonin e pestë të serialit të njohur Money Heist, ose siç njihet në gjuhën spanjolle: La Casa de Papel. Sezoni 5 do të ketë dy vëllime të ndara. Vëllimi i parë do të transmetohet më 3 shtator, ndërsa i dyti më 3 dhjetor.
Sezoni katër shkaktoi polemika dhe la në pikëpyetje shikuesit nëse ky ishte fundi, por krijuesit vendosën të mbajnë publikun ‘nën ankth’ deri në konfirmimin e lajmit se PO, do të ketë një sezon të pestë.
Pas xhirimit të sezonit të fundit në disa vende si Spanjë, Danimarkë dhe Portugali – dhe nuk ka qenë aspak e lehtë për shkak të pandemisë së koronavirusit, tashmë është konfirmuar që sezoni i pestë do të ketë 10 episode. Kjo do të thotë që secili vëllim të përmbajë pesë episode.
La Casa de Papel / Money Heist is finally coming back!
Part 5: Volume 1 premieres September 3
Part 5: Volume 2 premieres December 3 pic.twitter.com/kHQfVhw84F— Netflix (@netflix) May 24, 2021
Money Heist ose Casa de Papel ka pasur një popullaritet të jashtëzakonshëm në Netflix dhe u rendit si seriali i dytë më i popullarizuar në Prill të vitit të kaluar. Duket se njerëz të shumtë janë fiksuar me ngjarjet dhe fatin e personazheve të përfshirë. Siç Alvaro Morte, i cili luan Profesorin, e ka thënë më parë: “Sapo të shihni serinë e parë, do të humbni me të”.