Netflix punëson Arnold Schwarzenegger, zbulohet pozicioni i aktorit legjendar

24 maj 2023 | 13:08

Menjëherë pas lajmit se Netflix do të realizojë një serial për jetën e yllit të Hollivudit, Arnold Schwarzenegger, u bë e ditur se aktori mori një punë në këtë kompani.

Më konkretisht, platforma ka publikuar një video në të cilën njofton se aktori po merr postin e “Chief Action Officer”.

“Askush nuk e do veprimin si Arnold Schwarzenegger,” thotë ai, duke shtuar se “askush nuk e do veprimin si unë“.

Deri më tani, askush nuk e di se cilat do të jenë detyrat e Schwarzenegger-it, përveç premtimit të tij për të punuar gjatë gjithë kohës për të përmbushur misionin e tij.

Shikoni videon e publikuar nga Netflix:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona po përjeton një epokë ndryshimesh. Pas tërheqjes së Gerard…