Netflix shton Kosovën në listën e shteteve
28 prill 2021
| 11:09
Kompania amerikane Netflix ka shtuar Kosovën në platformën e saj me kodin telefonik +383.
Kështu ka thënë Sovran Hoti përmes një postimi në “Facebook”, i cili dy muaj më parë pati nisur një fushatë për njohje të Kosovës nga kjo kompani.
Ai ka thënë se pas 37 mijë nënshkrimeve, Netfix ka dëgjuar kërkesën e atyre që kanë nënshkruar peticionin.
“Presim të pasojë e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë”, ka thënë Hoti.