Netflixi ulë cilësinë e transmetimit në Evropë për 30 ditë
20 mars 2020
| 16:46
Netflix do ta ulë cilësinë e videos për Evropën gjatë tridhjetë ditëve të ardhshme, për ta ulur ngarkesën mbi ofruesit e shërbimeve të internetit.
Kërkesa për transmetime është rritur pjesërisht shkaku që pjesë të mëdha të Evropës janë të bllokuara me njerëzit brenda shtëpive shkaku i pandemisë së koronavirusit, raporton BBC.
“Netflixi” ka thënë se ulja e cilësisë së fotografisë është zgjidhja tani për tani, duke shtuar se megjithatë, cilësia e fotografisë megjithatë do të jetë e mirë.
Ky paralajmërim i kësaj platforme është bërë pas një telefonate me zyrtarët evropianë.