Neuer: Gjermania mund të mposhtë çdo ekip

30 maj 2021 | 15:27

“Euro 2020” po afrohet dhe Gjermania është një nga favoritët për fitimin e trofeut të madh.

Kapiteni i kombëtares, Manuer Neuer, ka folur për mediat rreth objektivave të “Pancerave”, që janë pjesë e grupit më të vështirë. Gjermania bën pjesë në grupin F, aty ku bëjnë pjesë edhe Portugalia, Franca dhe Hungaria. Djemtë e Joachim Lowit do të debutojnë më 15 qershor përballë Francës, kampionëve në fuqi të botës.

Portieri karikon shokët dhe e sheh larg momentin e tërheqjes.

“Ne kemi një skuadër të mirë, ekziston mundësia të bëjmë një rrugëtim të gjatë në Euro 2020. Nëse vendos një objektiv, atëherë ti mund ta arrish atë. Jemi shumë të motivuar, mund të bëjmë gjëra të bukura në këtë kompeticion. I nisim sfidat tona me kundërshtarë të fortë, por çdo ndeshje është si finale. Po stërvitemi për t’i mposhtur të gjithë, por rëndësi ka ta nisim mirë Euro 2020. Gjermania ka mjetet dhe kualitetin për të fituar ndaj çdo kundërshtari”, ka thënë Neuer.

“Tërheqja nga kombëtarja? As që më shkon ndërmend ta mbyll karrierën me kombëtaren. Nuk ka rëndësi se kush do të bëhet trajner te Gjermania pas largimit të Lowit. Gjithçka varet nga gjendja ime fizike dhe shëndetësore”, ka shtuar Neuer.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naim Ismajli do të jetë kandidat i PDK-së për kryetarë…