Neuer: Nuk është ky Bayerni që unë e njoh
Portieri i Bayernit dhe Gjermanisë, Manuel Neuer reagoi për herë të parë rreth çështjes së shumëdiskutuar për të ardhmen e tij në “Allianz Arena”.
34-vjeçari refuzoi kategorikisht thashethemet mediatike se ka kërkuar të rinovojë kontratën për 5 vite të tjera, pasi nuk mund të parashikojë dot se në çfarë niveli do të jetë kur të mbushë 39-vjeç. Ai shton se lajmet në media nuk tregojnë “atë Bajern Munche që ai njeh”, duke kritikuar njëkohësisht edhe klubin e tij për “rrjedhje informacioni”.
Pavarësisht kontradiktave me drejtuesit e klubit për vazhdimin e bashkëpunimit mes palëve, Nojeri theksoi se dëshiron të luajë ende me klubin e njohur të futbollit.
“Të gjitha bisedat që kam patur që kur kam ardhur këtu janë publikuar në mënyrë korrekte, kurrë nuk ka patur rrjedhje të informacionit. Por ka disa detaje në media që nuk janë të sakta. Kjo më mërzit. Nuk është ky Bayerni që unë e njoh. Dua të luaj për aq kohë sa jam në formë të mirë. Për mua më e rëndësishme mbi të gjitha është besimi. Është diçka utopike që të kem kërkuar rinovim kontrate për 5 vite. Jam 34 vjeç dhe nuk mund të parashikoj se si do të jem pas 5 vitesh. Është diçka e pakuptimtë”, ka deklaruar Neuer.