
Neueri, afër rinovimit të kontratës me Bayernin
18 dhjetor 2024
| 12:52
Manuel Neuer është gati të zgjasë qëndrimin e tij me Bayern Munchen, pavarësisht kritikave për performancën e dobët këtë sezon.
Sipas “Sky Sports Germany”, portieri veteran ka zhvilluar bisedime me klubin bavarez dhe ka rënë dakord të firmosë një kontratë të re që do të zgjasë qëndrimin e tij deri në vitin 2026 në “Allianz Arena”.
Neuer është gati të hyjë në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes së tij aktuale dhe kishte spekulime për të ardhmen e tij tek Bayerni, megjithatë, lojtari raportohet se tani ka rënë dakord të qëndrojë edhe për një vit.
38-vjeçari aktualisht është jashtë i dëmtuar me një brinjë të thyer, gjatë përballjes së klubit në Kupën e Gjermanisë kundër Bayer Leverkusen.