Neueri barazon rekordin e Buffonit
20 qershor 2024
| 16:40
Kapiteni i Bayern Munchen dhe numri “1” i Gjermanisë, Manuel Neuer, vendosi një rekord të ri mes portierëve me paraqitjen e tij e tij të dytë në Kampionatit Evropian 2024 kundër Hungarisë.
Gardiani 38-vjeçar u barazua me rekordmenin italian Giggi Buffon, 17 ndeshje në Kampionat Evropian.
Për kampionin e botës në 2014, prezenca kundër Hungarisë është edhe ndeshja e 36-të në një turne madhor.
Neueri ka kaluar rekordin e mëparshëm evropian të vendosur nga portieri francez Hugo Lloris.
Nëse Manuel është në fushë edhe për duelin e fundit në grupe kundër Zvicrës të dielën (nga ora 21:00), ai do të barazohet me Bastian Schweinsteiger, i cili kryeson statistikat e lojtarëve gjermanë me 18 paraqitje.