Neueri flet për ndeshjen ndaj Francës
05 shtator 2018
| 14:20
Gjermania do të luajë kundër Francës në ndeshjen e parë pas dështimit në Botërorin “Rusi 2018.
“Gjëja më e mirë është që do të luajmë menjëherë kundër një skuadre kaq të mirë. Duam të tregojmë se çfarë mund të bëjmë”, ka thënë kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer.
“Duam të luajmë futbollin më të mirë kundër kampionëve të botës. Duam ta shijojmë të luajmë përsëri. Do të jetë një detyrë e vështirë, por ne duam të fitojmë në shtëpi. Stadiumi do të jetë i mbushur plot dhe kjo është një shenjë e mirë se njerëzit duan që të na shohin të luajmë përsëri. Do japim gjithçka për t’i bërë të lumtur”, ka deklaruar Neuer.