Neueri hetohet për doping, s’ka fakte
Manuel Neueri është vizituar nga oficerët e anti-dopingut pasi ka pasur dyshime rreth rikuperimit të tij nga dëmtimi.
Portieri i Bayern Munchenit është rikthyer në stërvitje këtë javë duke rritur shpresat për një përfshirje të tijën në Kupën e Botës. Ai ka përdorur një terapi të veçantë për t’u riaftësuar nga këmba e thyer që e ka mbajtur jashtë që prej shtatorit. Dhe pasi u raportua nga mediet evropiane, autoritetet vendosën të hulumtonin dhe nuk gjetën asgjë të gabuar.
“Ishte një terapi e re që ka të bëjë me qelizat mëmë. Ato merren nga një kockë e shëndetshme dhe transferohen te kocka e dëmtuar. Ishte diçka që i dha më shumë freski kockës, pasi kur e thyen tri herë, lodhet më shpejt se të tjerat. Kura ishte e mrekullueshme”, ka thënë Neueri.