Neueri i pathyeshëm, Nubeli, kërkon largimin nga Bayerni

16 mars 2021 | 16:56

Alexander Nubel ka kërkuar largimin nga Bayern Muncheni.

Manuel Neueri është titullar i padiskutueshëm mes shtyllave të Bayernit, ka bërë që ish-portieri i Schalke 04 t’u kërkojë drejtuesve largimin nga skuadra.

Shtëpia e re e Nubel mund të jetë Monaco, që drejtohet nga ish-trajneri i gjermanëve, Niko Kovaç. Është pikërisht trajneri kroat ai që e kërkon futbollistin të transferohet në Ligën 1.

Sipas raportimeve të mediave, Bayerni mund ta lëshojë Nubelin vetëm në formë huazimi pa të drejtë blerjeje, pasi ai konsiderohet pasardhës i Neuerit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka…