Neueri: Nuk e kuptoj se si pësuam
07 tetor 2018
| 11:49
Kapiteni i Bajernit, Manuel Neuer ishte shumë i shokuar pas humbjes me Gladbahun në “Allianz Arena”. Portieri i bavarezëve e kishte të vështirë të gjente fjalët për të përshkruar këtë humbje të skuadrës së tij.
E dyta pas asaj të një jave më parë në Berlin. “Nuk e kuptoj se si pësuam dy gola nga hiçi në fillim të ndeshjes. Ishim futur me mentalitetin e duhur në këtë takim, duke u nisur edhe nga rezultatet e fundit. Lojtarët u munduan dhe dhanë maksimumin, kjo u pa edhe sonte (dje). Goli i dytë ishte një goditje në fytyrë, vështirë ta shpjegosh këtë situatë që ndodhemi”, u shpreh Manuel Neuer për “Sky”.