Neueri rikthehet në ndeshjen ndaj Galatasarayt

05 tetor 2023 | 15:51

Portieri i Kombetarës së Gjermanisë dhe Bayern Munchen, Manuel Neuer prej muajit dhejtor të vitit të kaluar është jashtë fushave të blerta, pasi theu këmbën, teksa ishte duke bërë ski gjatë pushimeve pas Kupës së Botës.

Drejtori sportiv i Bayernit, Kristof Frojnd, ka ndarë me tifozët lajmin e shumëpritur për rikthimin e kapitenit.

“Do të presim edhe pak ditë për ta parë Neuerin në krye të detyrës. Me shumë gjasa sfida kundër Galatasaray do të jetë e duhura që ai të jetë në pozitën e ‘numrit 1’. Manuel na ka munguar të gjithëve. Procesi i rikuperimit po ecën shkëlqyeshëm dhe ai ka dhënë reagimin e duhur në të gjitha testet e kryera, sikurse me seancat stërvitore, tregues se është i gatshëm të japë më të mirën”, u shpreh Frojnd.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cluj ka vendosur që ta shesë Ermal Krasniqi në afatin…