Neueri rikthehet në stërvitje
28 gusht 2023
| 15:38
Bayern Munchen mori lajm të mirë, pasi kapiteni dhe lideri i skuadrës Manuel Neuer është rikthyer në stërvitje.
Portieri gjerman ka përfunduar stërvitjen e parë që prej dhjetorit të kaluar kur e theu këmben duke bërë ski.
Lajme inkurajuese edhe për Jamal Musiala. Mesfushori-sulmues ka përfunduar një seancë vrapimi në fushën stërvitore. Për momentin po punon veçmas grupit vetëm Raphael Guerreiro.