Neueri synon Ligën e Kampionëve
07 gusht 2019
| 14:36
Kapiteni i Bayern Munchen, Manuel Neuer e pranon se edicioni i fundit nuk ishte i mirë për skuadrën gjermane në Ligën e Kampionëve, por beson se në edicionin e ri Bayerni do të thotë fjalën kryesore në garën më të fortë.
“Pas eliminimit të shpejtë në Ligën e Kampionëve vitin e shkuar, duam të kthehemi përsëri në statusin e favoritit. Sezoni i shkuar ishte zhgënjyes për mua, nuk mund ta fsheh këtë. Këtë vit do të synojmë të kthehemi aty ku ishim në 2013-ën, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve edhe një herë. Mendoj se drejtuesit po bëjnë punën e duhur që të jemi përsëri konkurrues në Evropë dhe ta fitojmë përsëri trofeun, ky është edhe qëllimi im”, ka thënë Neuer.
/Epoka e re/