
Neueri: Tri herë jam diagnostikuar me kancer
02 nëntor 2022
| 12:17
Portieri i Bayern Munchen dhe i Kombëtares së Gjermanisë, Manuel Neuer, ka zbuluar detaje tronditëse për shëndetin e tij. Neuer ka thënë se ishte diagnostikuar tre herë me kancer. Ai theksoi se tre herë ishte nënshtruar operacionit.
“Në rastin tim, është kanceri i lëkurës në fytyrën time, i cili më shtyri t’i bëjë tre operacione”, ka thënë Neuer për gazetën gjermane “Bild”.
Por, ky fakt nuk e vë në dyshim pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës “Qatar 2022”, që fillon më 20 nëntor. Këto informacione, 36-vjeçari i zbuloi për herë të parë.